Të paktën 200,000 ukrainasë janë larguar nga Ukraina në drejtim të tri shteteve evropiane

Autoritetet sllovake thanë se brenda 24 orëve deri në orën 06:00 sipas orës lokale të shtunën, rreth 10,000 njerëz kanë hyrë në këtë vend në tri kalimet e tyre kufitare me Ukrainën.

Kjo shifër është pothuajse dhjetë herë më e madhe se shifra normale.

Më shumë se 43,000 ukrainasë kanë ikur në Rumani në tri ditët që nga intervenimi ushtarak i Rusisë, ndërsa më shumë se 150,000 të tjerë kanë hyrë në Poloni.

Ukraina kufizohet me katër shtete të tjera – Hungarinë dhe Moldavinë, ku kanë kaluar gjithashtu shumë mijëra, si dhe Bjellorusinë dhe Rusinë.

Sot, është dita e katërt e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./BBC