Borrell me mesazh për Amerikën pas marrëveshjeve për linjën ajrore e hekurudhore Prishtinë-Beograd

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe sigurisë, Jospep Borrell gjatë qëndrimit në Kosovë është deklaruar për përfshirjen  direkte të SHBA-së në negociatat Kosovë-Serbi, përkatësisht dy marrëveshjet fundit për linjë ajrore dhe hekurudhore.

Lidhur me këtë, Borrell tha se amerikanët kanë plane për çdo gjë, por se sipas tij janë të ndryshme rastet e planeve dhe angazhimeve për të pasur sukses.

“Siç e dini, amerikanët kanë shumë plane. Kanë plane për çdo gjë. Kanë plan për Lindjen e Mesme, për Korenë, për këtu. Është një çështje që të kesh plan dhe një çështje tjetër që të angazhohesh që të arrish sukses”, tha ai.

Borrell tha se BE-ja ka qenë  shumë e  angazhuar në Kosovë dhe se kanë shpenzuar më shumë se 1 miliard euro për Kosovën.

“Ne kemi arritur të krijojmë një strukturë të mirë të infrastrukturës me mbi 150 milionë euro investime, por unë nuk po bëj garë me amerikanët. ShBA-të dhe BE-ja duhet të punojnë bashkërisht në arritjen e  qëllimeve të përbashkëta. Ne do të punojmë së bashku, nuk do të ketë diferenca mes neve që të zgjidhim problemet”, tha përfaqësuesi i lartë.

Borrel shtoi se BE-ja është shumë e kyçur në dialogun mes të dyja vendeve.

“Nuk jemi këtu për t’i vendosur fajin njëri-tjetrit. Nuk jemi larg procesit por jemi shumë të kyçur në proces. Ne ndoshta nuk jemi mjaft të zëshëm por praktikisht jemi shumë të involvuar në këtë çështje”, tha ai para gazetarëve në Presidencën e Kosovës.

Zyrtari i lartë evropian tha se marrëveshja Kosovë-Serbi varet nga negociatat mes të dyja palëve.

“Po, janë 5 shtete te BE që se kanë njohur Kosovën dhe nuk është detyra ime që ti bindi ta bëjnë atë punë. Unë këtu po përfaqësoj BE-në dhe jo shtete individuale. Ne jemi ti lehtësojmë negociata sepse problemi mund të zgjidhet vetëm nga Kosova dhe Serbia me negociata. Ne nuk do të imponojmë asnjë lloj marrëveshje”, tha ai.

LIVE Takimi Hashim Thaçi – Josep Borrell

LIVETakimi Hashim Thaçi – Josep Borrell

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 30 janvier 2020