Prezantimi i Raportit të Dezinformimit “Vorbulla e rrenave” - FOTO: Naser Fejza - KALLXO

BIRN prezanton Raportin e Dezinformimit “Vorbulla e rrenave” - LIVE

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN ka prezantuar sot Raportin e Dezinformimit, “Vorbulla e rrenave”, i cili përshkruan jo vetëm dezinformatat, por edhe narrativat e tij.

Këtu mund ta lexoni raportin e plotë, ‘“Vorbulla e rrenave”.

I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Raporti i Dezinformimit ka ‘hartuar’ dezinformimin në Kosovë duke ofruar njohuri për dinamikën e dezinformimit dhe pasojat që ai ka tek qytetarët e Kosovës në fusha të ndryshme.

Raportin 102 faqësh para pjesëmarrësëve e prezentoi Kreshnik Gashi, kryeredaktor përgjegjës në KALLXO.com

Gashi tha se sipas raportit gjendja në Kosovë është e brishtë dhe nuk ka kapacitete të luftohen lajmet e rreme, kryesisht lajmet e rreme me influencë nga Rusia dhe Kina.

Ai theksoi se lajmet e rreme dhe influenca nga Kina dhe Rusia po e ndikojnë jetën e qytetarëve.

“Sipas këtij raporti narrativë kryesore është e ajo nga Rusia dhe Kina. Narrativat kryesore ruse janë kundër NATO-së, kundër integrimeve në BE, si dhe me kriminalizu, me e nxit një luftë brenda Kosovës. Problem tjetër prej narrativave ruse është që synojnë edhe me e prish shoqërinë multietnike në Kosovë”- tha ndër të tjera Gashi.