Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bien rastet aktive, rriten ato të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë

Shifrat e fundit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë tregojnë se numri i rasteve aktive ka rënë, ndërkaq i atyre me fatalitet është rritur.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë 3 mijë e 639 raste aktive me coronavirus, përderisa një ditë më parë kanë qenë 3 mijë e 739 raste.

Ndërkaq, për 24 orët e fundit në vend kanë vdekur 13 persona nga COVID-19, përderisa një ditë më parë ishin shënuar 9 vdekje.

Numri total i rasteve pozitive është 12 mijë e 6 raste nga 45 mijë e 868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 245 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7 mijë e 929 raste.