Bie shumë numri i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ka njoftuar se nga 200 mostra të marra sot nga Klinika Infektive, 14 prej tyre kanë dalë pozitivë.

Gjithashtu, IKShPK-ja ka njoftuar se janë shëruar edhe 2 pacientë nga coronavirusi, duke e rritur numrin e të shëruarve në Kosovë në 655 në total.

“Sot më 10 maj 2020, janë shëruar edhe 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 655 raste”, thuhet nw njoftimin e IKSHPK-sw.

Ndërsa në total numri i të prekurve në Kosovë me COVID-19 ka arritur në 884 dhe 28 kanë vdekur .

Rritet numri i të infektuarve nga Coronavirus