Besnik Bislimi raportoi para deputetëve larg mediave, deputetja e LVV thotë se ndau dokumente konfidenciale

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëresha Kryeziu Hyseni ka thënë se arsyeja pse u mbajt i mbyllur raportimi i zëvendëskryeministri Besnik Bislimit për dialogun Kosovë-Serbi është për shkak të disa dokumenteve konfidenciale që ai ka ndarë me anëtarët e komisionit.

“Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi na ka thënë që do ndaj me ne disa dokumente konfidenciale të cilat nuk duhet të ndahen në opinion për shkak të procesit që është shumë fragjil në këtë fazë” – tha Kryeziu Hysnei pas takimit.

Sipas saj në këtë takim kanë folur për procesin e dialogut në përgjithësi, me fokus në zhvillimet e fundit.

“Kemi folur për procesin e dialogut në përgjithësi, por fokusi ka qenë në zhvillimet në muajt e fundit. Ka qenë mundësi e të gjithë deputetëve të marrin informacione me të detajuara për sa i përket ecjes përpara në procesin e dialogut, fokusi ka qenë të çështja e Banjskës” – u shpreh ajo.

Ndërsa ka folur edhe për mundësitë për të ecur para në këtë proces.

“Për të pasur lëvizje në procesin e dialogut duhet të ketë lëvizje nga pala tjetër që është e përfshirë dhe besoj që në këtë mes duhet të ketë lëvizje edhe nga Bashkimi Europian në trajtim të barabartë”- tha ajo.

Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës raportimin për dialogun Kosovë – Serbi e ka mbajtur pas dyerve të mbyllura.

Raportimi në Komision për dialogun Kosovë – Serbi mbahet pas dyerve të mbyllura