Ilustrim - Forenzika

Bellanicë, pa shenja jete gjendet një person para një lokali 

Një person i shtrirë dhe pa shenja jete është raportuar se gjendej para një lokali në fshatin Bellanicë të komunës së Malishevës.

Policia ka njoftuar se rasti është raportuar rreth orës 9:00 të mëngjesit gjatë të premtes.

Njësitet policore pasi kanë marrë informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësor të cilët edhe konstatuan vdekjen e viktimës.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Me vendim të këtij të fundit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.