Bekim Jashari: Deri në vjeshtë do ta bëjmë Burojën me ujësjellës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë se ditur se kanë filluar projektin e ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Burojë.

Jashari ka deklaruar se projekti do të financohet nga buxheti i Komunës.

“Edhe Burojën po e bëjmë me ujë të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit. Sot, filluam projektin e ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Burojë, projekt ky i cili financohet nga buxheti i Komunës sonë dhe do të përfundojë deri në vjeshtë të këtij viti”, ka shkruar i pari i Skenderajt në rrjetin social “Facebook”.