Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Bekim Jashari lë politikën
Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se po largohet nga politika.
Sipas tij, për marrjen e këtij vendimi ka disa arsye, duke theksuar se asnjëherë nuk ka pasur pretendime për të marrë pozita politike dhe asnjëherë nuk u ka ikur përgjegjësive për t’i shërbyer vendit.
Jashari shtoi se pasi i hyri garës për një mandat të dytë në Skenderaj nuk do të kishte besuar se individë të caktuar do të degradonin gjithçka me shpifje e shantazhe.
Tutje ai theksoi se në këto rrethana se si zhvillohet politika, si organizohen grupe të caktuara partiake dhe të interesit, duke përvetësuar çdo mjet propagandues, duke shkatërruar e manipuluar gjithçka për të arritur interesa grupore e individuale, prania në politikë, në këtë momentum të tillë nuk mund të vazhdojë.
Jashari bëri të ditur se opozitën në Skenderaj do të vazhdojnë ta bëjnë asamblistët e listës së pavarur “Ideal”, së bashku me ish-bartësin e listës, Nuredin Lushtaku.
Në vijim gjeni njoftimin e plotë të Bekim Jasharit: