Foto: Bekë Berisha/Facebook

Bekë Berisha sfidon të ftohtin në Mokna, zhytet në liqenin e mbuluar me akull (FOTO)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, e ka sfiduar të ftohtin këtë fundjavë.

Në Moknën e zbardhur nga bora, deputeti Berisha është zhytur gjysmë i zhveshur në liqenin e mbuluar me akull.

“Mokna Extreme sports”, ka shkruar Berisha sipër disa fotografive në Mokna të publikuara në profilin e tij në Facebook. Në fotografi duket që Berisha ka qenë i shoqëruar edhe nga persona të tjerë në sfidën e tij.

Mali i Moknës është në kufirin midis Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë si pjesë e vargmaleve të Alpeve Shqiptare.

Foto: Bekë Berisha/Facebook

Foto: Bekë Berisha/Facebook