Forca e Sigurisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Dorëheqja e pjesëtarëve të FSK-së, Berisha pretendon se kjo po ndodh për shkaqe ekonomike

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënan Bashkim Jashari ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2023.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha (AAK) njoftoi se raportimi i Jasharit do të mbahet i mbyllur për media.

Pas raportimit të Jasharit, në një deklarim para mediave Berisha bëri të ditur se në komision kanë diskutuar për të gjitha temat e nevojshme që kanë të bëjnë me FSK-në.

Me pak fjalë, ai e nxori përfundimin se “FSK-ja është në rrugën e duhur”.

I pyetur rreth dorëheqjeve të pjesëtarëve të FSK-së, Berisha tha se kjo gjë po ndodhë për çështje ekonomike.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci më 12.02.2024 tha se 129 pjesëtarë të FSK-së e kanë braktisur institucionin brenda vitit 2023.

“Disa për shkak të pagës, disa për shkak të mundësive që u kanë ofruar” – tha Maqedonci.