VIDEO - Bekë Berisha: Bravo të koftë kryeministër, i ke pagu 113 milionë euro për rrymën në veri
16.11.2023 - 15:34
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse ‘Zajednica’ ka implikime buxhetore.
“Zajednica a ka implikime buxhetore, qysh jeni marrë vesh, a i paguajnë ata, a kem na me pagu qysh është kjo punë?”- ka pyetur Berisha.
Kështu është shprehur ai gjatë shqyrtimit të projektligjit për ndarjet buxhetore të buxhetit për vitin 2024.
Ndërsa i ka përmendur Kurtit edhe rrymën për serbët në veri të Kosovës.
“Kryeministër, ti i ke pagu këto ditë 113 milionë euro për rrymën e serbëve në veri. Nuk mundesh me masku në asnjë formë. 113 milionë, bravo të koftë” – ka thënë ai.
Berisha nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Kurti apo kabineti qeveritar lidhur me këto çështje.