Viola Von Cramon

Behgjet Pacolli vazhdon polemikat, kësaj here me eurodeputeten von Cramon

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, pëmes shkrimeve në rrjetin social ‘Twitter’ ka vazhduar polemikat rreth rikthimit të tij në Kosovë nga Zvicra.

Kësaj here Pacolli ka replikuar me raportuesen e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila kishte falënderuar EULEX-in për përgjigjen e saktë, në lidhje me deklaratën e Pacollit, i cili tha se misionet diplomatike janë përjashtuar nga vendimi për karantinim.

Pacolli ka replikuar duke  shkruar ‘faleminderit për mungesën e paanshmërisë tuaj sot’.

“Faleminderit për mungesën e paanshmërisë tuaj sot dhe në javët e fundit. Eulex konfirmoi se ata nuk e dërgojnë stafin e tyre në karantinën e Qeverisë së Kosovës, siç janë shpallur nga Qeveria deri më sot. Mbi të gjitha, është kundër ligjit dhe kushtetutës. Të cilat nuk i kupton dhe as i respekton”, ka shkruar Pacolli në ‘Twitter’.

Ndërsa eurodeputetja von Cramon ia ka kthyer duke i thënë se i duhet një ‘shkrues i statuseve’ më i mirë.

“Nëse mundem: Duhet të kërkoni një shkrimtar fantazmë më të mirë, zotëri”, ka replikuar eurodeputetja.

Ndaj deklaratës së Pacollit, sot gjatë ditës kanë reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigermark.

Shefi i EULEX-it e demanton Behgjet Pacollin rreth karantinës, polemika vazhdon