Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Bastisje e Policisë në Prishtinë, kapen drogë e armë

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme me urdhër të Gjykatës ka kryer një bastisje në një lokacion në Prishtinë, ku janë gjetur drogë dhe armë.

Sipas njoftimit, njësia anti-drogë e Policisë në koordinim me Prokurorinë, kanë bastisur një shtëpi dhe objekte përcjellëse, në të cilën kanë gjetur 8 paketime dhe 3 kavanoza qelqi me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 5 kilogram e 306 gramë, dy peshore dixhitale, një telefon celularë, një armë zjarri dhe dy fishekë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Bastisja ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në rrugën “Nezir Spanca” në Prishtinë.