Enis Abdurrahmani, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në “Trepçë”

Pak para se të shkarkohej nga Qeveria, Bordi i ‘Trepçës’ shkarkoi kryeshefin, Enis Abdurrahmani

Pas gati dy vitesh, si Ushtrues i Detyrës së Kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani është shkarkuar nga kjo pozitë të martën paradite.

Vendimin e mori Bordi Mbikëqyrës i kësaj ndërmarrje vetëm pak minuta para se të shkarkohej nga ekzekutivi që drejtohet nga Albin Kurti.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila nisi në ora 10:00, ministrja e Ekonomisë, propozoi shkarkimin e Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”, propozim i cili mori votat e kabinetit qeveritar.

Në anën tjetër, në mbledhjen që nisi në ora 10:00, Bordi Mbikëqyrës në krye me Bahri Hysenin pas shqyrtimit të raporteve të prodhimit, financiare e të shitjes, vendosi që të shkarkoi Abudurrahamanin.

Në vend të tij, Bordi emëroi U.D kryeshef, Enis Muzaqin.

“Për shkak te mos përmbushjes se detyrave te punës, neglizhencës dhe keq menaxhimit Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. vendosi njëzëri te shkarkoje nga detyra e U.D. Kryeshefit të “Trepça”, Sh. A. z. Enis Abdurrahmani” – thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se Enis Abdurrahmani nuk ishte bashkëpunues me Bordin Mbikëqyrës. Madje, në arsyetimin e vendimit thuhet se ai ka kërcënuar punëtorët e “Trepçës” me largim nga puna, suspendim e ndalje të mëditjeve dhe shtesave.

KALLXO.com ka provuar të marrë një reagim edhe nga, tashmë, ish-kryeshefi në detyrë i “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, por i njëjti nuk është përgjigjur në telefon.

Gjithashtu, KALLXO.com provoi të marrë një reagim edhe nga ministrja, Artane Rizvanolli, për shkrimin e U.D kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrhamani, nga Bordi i cili u shkarkua sot, por ajo nuk u lajmërua në telefon.

Qeveria shkarkon Bordin Mbikëqyrës të ‘Trepçës’