Foto: Ambasada e Kosovës në ShBA, Facebook
Bashkatdhetarët në Washington dhe William Walker nderojnë heroin Afrim Bunjaku
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA, bashkatdhetarët në Washington D.C. kanë nderuar heroizmin e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.
Në këtë nderim ishte edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker.
“Bashkatdhetarët tanë kanë nderuar veprën heroike të Rreshterit Bunjaku, i cili dha jetën në mbrojtje të ligjit, rendit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”- ka shkruar Ambasada e Kosovës në SHBA, në një postim në Facebook.
Të pranishëm për të nderuar heroin Bunjaku ishin edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shqipërisë, Gjeneral Major Arben Kingji dhe Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati.
Afrim Bunjaku u shpall “Hero i Kosovës” nga Presidentja, Vjosa Osmani, një ditë pas rënies së tij.
Raportimin për ngjarjet e datës 24 shtator mund t’i gjeni në këtë LINK.