Bajram Qerkini: Familjarët e të pagjeturve janë lënë në udhëkryq

Bajram Qerkini nga Shoqata “Zëri i Prindërve”, tha se janë bërë 21 vjet që nuk po mund ta bindin bashkësinë ndërkombëtare që nuk do të ketë bisedime me Serbinë pa e ditur se ku janë të pagjeturit.

“Nuk ka sen që nuk dihet çka ka bo Serbia në Republikën e Kosovës. U bënë 21 vjet që nuk po mundemi me bindë bashkësinë ndërkombëtare apo njerëzit që po na udhëheqin dhe po bisedojnë se mo nuk ka bisedime deri sa në tavolinë nuk e qesin letrën dhe të thonë qe ku janë”, tha Qerkini.

Qerkini tha se familjarët e të pagjeturve e kanë një bindje se kategoria e familjarëve të të pagjeturve është lënë në rrugë kryq.

“Ju lutemi çdo njërit deputet edhe deputete për juve është bazë e rëndë mos me na tregu rrugën ka me shku. Ju jeni ata që po i formoni komisionet, që po folni me ndërkombëtaret dhe që e dini gjuhën e tyre… Kaloi kogja një kohë që jeni në këto karrige”, tha ai.

Qerkini, ka lënë fajtor edhe qeverisjen e vendit edhe Serbinë për gjendjen e krijuar.

“Për këtë temën që nuk kemi dhe jemi ardhë me një shtagë lypse është fajtor qeveria e Kosovës. E për temën e gjenocidit dhe që jeni tu kajtë të gjithë është Serbia”, tha ai.