Lëvizja Vetëvendosje - GP Foto: KALLXO.com

Bajqinovci për shtesat e policëve: Do të ekzekutohen në mënyrë retroaktive

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

Ai tha se grupet punuese në ministri të Financave janë duke punuar në këtë çështje.

Sipas Bajqinovcit, shtesat e tyre do të ekzekutohen në mënyrë retroaktive.

“Është e rëndësishme që për herë të parë kemi qasje te balancuar dhe shumë shpejt pritet te dilet me një version për rrezikshmërinë. Kur flasim për çështjen e pensionimit të parakohshëm qeveria ka bërë një ekip qe është duke punu ku përmes reformës se pensioneve është duke u punu dhe shumë shpejt do të shihni rezultatet. Rreth rrezikshmërisë është duke u punuar po ashtu. Shtesat do te ekzekutohen në mënyrë retroaktive të gjithë atyre që e ju takon”- ka thënë ai.

Ai tutje ka akuzuar partitë opozitare që e kanë bërë më të madhe se që është këtë çështje.

“Nuk mendoj qe duhet te ndalen shtesat, dallojnë për FIT, ROSU, anti-narkotik dhe ata që punojnë në zyre. Është ka punohet shumë nga grupet punuese që atij që i takon ta marrin. Me shumë e kanë bë te madhe opozita që nuk kanë punu për sigurim, as pensionim as rrezikshmëri”- ka thënë ai.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mori pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës sot.

Seanca ësishte thirrur nga PDK-ja, për të shqyrtuar propozim-rezolutën për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës, por e njëjta dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.

Deputetët e opozitës kanë vendosur pankarta me mbishkrimin ‘E harruat policinë’ në ulëset e deputetëve të Vetëvendosjes, si dhe nëpër ulëset e kabinetit qeveritar.

LVV: Nuk marrim pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja