Lëvizja Vetëvendosje - GP Foto: KALLXO.com

LVV: Nuk marrim pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës sot.

Seanca është thirrur nga PDK-ja, për të shqyrtuar propozim-rezolutën për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës.

Seanca është paralajmëruar për në ora 11:00.

Në një konferencë për media në Kuvend, shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se që nga java e kaluar PDK-ja  ka tentuar të ndryshojë rendin e ditës në seancë që ka të bejë me një rezolutë për policinë e Kosovës.

“Ne e vlerësojmë që tendenca e PDK-së që nuk votojnë asgjë nuk ka të bejë me gjendjen e Policisë, por vetëm me arsyetimin se kinse qeveria nuk është e angazhuar sa duhet. Po qëndrojmë në miliona marrëveshje nderkombetare të pa votuara”- tha ajo.