Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Auditori identifikon parregullsi të mëdha të financimit të OJQ-ve nga institucionet publike më 2019-ën

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike i Kuvendit të Kosovës ka shqyrtuar sot Raportin e auditimit të performancës, “Transparenca  dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave jo-qeveritare”.

Zyra e Kryeministri, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës janë përfshirë në këtë raport.

Para komisionit raportuan vetëm përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, ndërsa ata të MKRS dhe Komunës së Prishtinës nuk u paraqitën për raportim.

Hykmete Bajrami, kryetare i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike tha se në raportin e auditimit të performancës, “Transparenca  dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave jo-qeveritare” janë evidentuar parregullsi të mëdha lidhur me financimin e projekteve të Organizatave Jo-qeveritare nga institucionet publike gjatë 2019.

Deputetja Bajrami potencoi se rreth 1 për qind e buxheti të përgjithshme shkon për financimin e projekteve të OJQ-ve, gjatë një viti.

“Janë shqetësuese raportimet se institucionet kanë mbështetur projektet e OJQ-ve në kundërshtim me rregulloren 04/2017, pa thirrje publike, në konflikt interesi, mbështetje të bizneseve në emër të OJQ-ve, mbështetje duke mos respektuar kriteret, mungesa e raportimit dhe monitorimit të projekteve, e financim të një projekt nga dy institucione”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka kërkuar nga institucionet se duhet të respektojnë rregulloren 04/2017 dhe nëse ajo rregullore ka mangësi ato duhet të adresohen.

Përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit thanë gjatë raportimit se gjetjet e raportit janë shqyrtuar dhe kanë marrë masa për eliminimin e mangësive.

Arben Krasniqi, ushtrues i detyrës së Sekretarit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit ka thënë se gjetjet e raportit do të eleminohen.

“Gjetjet e raporti janë pritur me shqetësim dhe janë marrë masat për adresimin e tyre një për një”, ka thënë ai.

Ndërsa, Habit Hajredini nga Zyra për qeverisje të mirë, është shprehur se zyra e tij ka krijuar një data bazë të të dhënave të të gjitha OJQ-ve që kanë përfituar fonde nga institucionet publike.

Kurse, Myrvete Gashi nga Zyra Kombëtare e Audtimi ka thënë se raporti ka evidentuar mangësi që rrezikojnë llogaridhënien.

“Raporti ka evidentuar mangësi që rrezikojnë llogaridhënien, transparencën e në veçanti rezultatet nëse është arritur qëllimi për çka janë dhënë mjetet, për shkak të mos monitorimit dhe në shumë raste edhe konfliktit të interesit”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq deputetët anëtarë të Komisionit ngritën shqetësimin lidhur gjetjet e raportit duke kërkuar ndalimin e praktikave të tilla.

Ata kërkuan edhe auditim të veçantëtë  projektit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Deputetja Mirlinda Sadiku ka kërkuar llogaridhënie dhe transparencë sa i prekt procesit të shpenzimit të parasë publike.

“Për mua është shqetësuese mbështetja e projekteve pra kritere nga zyra e kryeministrit”, ka thënë ajo.

Raporti i auditimit të përformancës i ZKA-së “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave jo-qeveritare” ka gjetur se ZKM-ja, MKRS dhe Komuna e Prishtinës kanë mbështetur projektet e OJQ-ve në kundërshtim me rregulloren 04/2017.

Shuma e përgjithshme që OJQ të ndryshme kanë përfituar për aktivitetet tyre nga institucionet publike qeveritare dhe komunale gjatë 2019 kap vlerën e 21 milionë eurove.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com