Komuna e Mitrovicës së Veriut, Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

Atiq: 602 familje kanë përfituar subvencione në shëndetësi

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se Komuna të cilën ai e udhëheq ka ndarë 145 mijë e 500 euro subvencione për shëndetësi, me ç’rast kanë përfituar 602 familje.

Këto subvencione, sipas tij, janë ndarë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

“Ky fond është investuar me qëllim që të lehtësojmë barrën financiare të qytetarëve dhe të mundësojmë qasje më të mirë në shërbimet shëndetësore”- shkroi Atiq.

Kryetari tha se shëndeti i qytetarëve mbetet prioriteti kryesor i tij.

Në shkurt të këtij viti, KALLXO.com raportoi se qytetarë të të gjitha komuniteteve prisnin në radhë për t’i dorëzuar aplikimet për mbështjetje financiare për shpenzime mjekësore të ofruara nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Më 06.02.2025, kjo Komunë kishte njoftuar se do t’i mbështesë financiarisht qytetarët për shpenzime mjekësore.

Komuna e Mitrovicës së Veriut ofron mbështjeje financiare për shpenzimet mjekësore të qytetarëve