CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Asnjë rast i vdekjes me COVID-19 në 24 orët e fundit, 35 raste të reja pozitive

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes me COVID-19.

Po ashtu, IKShPK  ka njoftuar se nga 3 mijë e 199 teste, 35 raste kanë rezultuar pozitive.

“Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 107,213 raste nga 588,812 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,239 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 180 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101,279 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,695″, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Klinë 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Pejë, Podujevë, Rahovec, Shtime dhe Viti.