Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

As në përsëritjen e dytë nuk zgjidhet presidenti, nuk votuan 80 deputetë - LIVE

Zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente e vendit në raundin e parë do të përsëritet, ajo dhe kundërkandidati Nasuf Bejta nuk kanë marrë votat e mjaftueshme edhe kur u përsërit për herë të dytë votimi.

Seanca është ndërprerë për një pauzë 30 minutëshe.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nga LDK nuk kanë marrë pjesë në votim, ndërsa kësaj here 79 deputetë kanë votuar për kandidatët për president.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.