As Armend Zemaj nuk i tregon emrat e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

As Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk i ka treguar emrat e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Sipas një publikimi të Zemajt në Facebook, sigurimet shëndetësore do të bëhen realitet për qytetarët.

Tutje Zemaj ka treguar që një grup punues ka filluar punën për hartimin e ligjit për sigurimet shëndetësore.

Në mbledhjen e  Qeverisë së Kosovës të mbajtur sot nuk janë bërë publik emrat e bordit të themeluar për sigurimet shëndetësore ndërsa kryeministri Avdullah Hoti tha se emrat e tyre janë propozuar nga instuticionet.

“Emrat i keni në propozimet e juaja. Këta anëtarë nuk janë propozuar drejtpërdrejtë nga ministria, por nga institucionet…”, tha Hoti.

Në anën tjetër, Ministri Zemaj ka premtuar dinamikë të shpejtë në lidhje me sigurimet shëndetësore.

“Jemi të përkushtuar maksimalisht dhe po angazhohem që sa më parë të plotësohen të gjitha parakushtet, në mënyrë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë  dhe t’u ofrohet qytetarëve sigurime shëndetësore dhe mburojë financiare.   Bazuar në propozimin tim, sot Qeveria e Republikës së Kosovës e miratoi emërimin Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si organi më i lartë vendimmarrës i fondit në pajtim me Ligjin për Sigurimin Shëndetësor. Po ashtu grupi punues ka filluar punën për hartimin e ligjit për sigurimet shëndetësore. Do të insistoj që të punohet pa humbur kohë dhe me një dinamikë të shpejt për draftimin e tij”, thuhet ne publikimin e Zemajt.

Kujtojmë se çështja e sigurimeve shëndetësore ka qenë premtim i kahershëm i disa ministrave të shëndetësisë, premtim ky i parealizuar.

Rrena pa epilog për sigurimet shëndetësore