Jeta në Komunë, Malishevë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arsimi i politizuar në Malishevë, Begaj: Të gjithë drejtorët kanë simpati për Nismën

Komuna e Malishevës ka 42 shkolla. KALLXO.com ka gjetur se 6 drejtorë të këtyre shkollave janë simpatizantë apo anëtarë të Nismës Socialdemokrate, parti kjo e cila udhëheq këtë komunë.

Kur u ballafaqua me bisedat e këtyre drejtorëve, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj tha se

“Prej 42 shkollave sa janë në komunën e Malishevës pe ndjej vetën mirë. Ju keni thirrë 5 apo 6, të gjithë kështu do të deklarohen sigurisht”, tha Begaj.

Sonte në serinë e debateve “Jeta në Komunë” është i ftuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Begaj përballë Jeta Xharrës, asamblistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, do të ballafaqohet me premtimet e vitit 2017. Begaj do të flas për politizimin e arsimit në këtë komunë, drejtorët e shkollave me aktakuza, problemet me ujësjellës e kanalizim si dhe gurëthyesit që operojnë në këtë komunë.

Të ftuar në studio janë: Alban Krasniqi asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Mazreku nga PDK, Nexhat Krasniqi, ish-kandidat për kryetar të komunës dhe Bukurije Rrustemi, aktiviste. Ndërsa në ZOOM merr pjesë Flutura Zymi, aktiviste e shoqërisë civile.

.