
Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë, dyshohet për trafikim me njerëz
30.8.2023 - 11:21
Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për trafikim me njerëz.
Deri te arrestimi i të dyshuarës ka ardhur pas raportimi të dy viktimave.
Policia ka njoftuar se e dyshuara është arrestuar në Klinë.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.