Ilustrim.

Arrestohet një person për vrasje në tentativë në Ferizaj

Një person nga Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se më datën 4 qershor 2022 i kishte shkaktuar lëndim të rëndë trupor viktimës, 35 vjeçar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me ngjarjen dje kanë arrestuar të dyshuarin, 31 vjeçar.

Sipas Policisë, ky rast është cilësuar si “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Tutje është thënë se si provë materiale është sekuestruar edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra .

Policia ka thënë se pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.