Foto: Ilustrim

Arrestohet një person në Ferizaj, bashkëjetonte me një të mitur

Një person është arrestuar ditë më parë në Ferizaj. Sipas forcave të rendit, i njëjti bashkëjetonte me një vajzë nën moshën 16 vjeçare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër shtetase e R. Maqedonisë veriore e cila është e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.