Foto: Ilustrim

Arrestohet një person, dyshohet se theri me thikë një të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë është therur më thikë një i mitur dhe lidhur më këtë rast është arrestuar i dyshuari.

Sipas Policisë, nsjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:15 në rrugën “Mustafë Zenelaj” në Prishtinë dhe viktima është lajmëruar në QKUK për tretman mjekësor pasi kishte lëndime nga thika.

“Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe i është gjetur thika e përdorur në rast dhe një elektroshok”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.