Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Arrestohet një person, dëmtoi tri automjete zyrtare në Ferizaj

Një person nga Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se ka dëmtuar tri automjete zyrtare.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00, në Rrugën e Reçakut.

Tutje është thënë se i dyshuari ka përdorur një mjet të fortë për të kryer veprën në fjalë.

Policia ka thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është nën hetime.