
Protesta kundër festivalit "DokuFest" në Prizren, 11 gusht 2023 Foto: KALLXO.com
Arrestohet një i dyshuar për sulmin ndaj ekipit të Nacionales në Prizren
Policia në Prizren ka konfirmuar se është arrestuar një i dyshuar lidhur me sulmin ndaj ekipit të gazetarëve të gazetës Nacionale, sot në Prizren gjatë protestës së thirrur kundër festivalit “DokuFest”.
“Hetimet i kemi filluar me Prokurorinë e shtetit për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Momentalisht nuk mund të japë më shume informacione”-ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka shtuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Të premten është mbajtur protesta e thirrur në Prizren, kundër festivalit të filmit “DokuFest”, me thirrje “kundër degjenerimit”, pas performancës së mbajtur në këtë festival javën e kaluar në përkrahje të komunitetit transgjinor.
Gjatë protestës u sulmua edhe një ekip i gazetarëve i gazetës Nacionale, derisa, KALLXO.com ka siguruar pamje kur një protestues tenton t’i pengojë gazetarët që po raportonin nga protesta.
VIDEO – Protestohet kundër festivalit ‘DokuFest’ në Prizren, sulmohen gazetarët