Ilustrim

Arrestohet një burrë që dyshohet se kërcënoi një grua në rrjete sociale

Një burrë është arrestuar dje nën dyshimin se ka kërcënuar një grua përmes rrjeteve sociale.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga i dyshuari kosovar” – thuhet në raportin policor.

Sipas policisë, rasti i cilësuar si “Kanosje/ngacmim” ka ndodhur në fshatin Janjevë të Lipjanit.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.