Ilustrim

Arrestohet një burrë nën dyshimin se ngacmoi verbalisht një vajzë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nën dyshimin ngacmuar verbalisht një vajzë.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj më 15 dhjetor 2022, rreth orës 21:10.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.