Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen që e kishte kryer tri ditë me parë

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar, i cili dyshohet se ishte përfshirë në një vjedhje të ndodhur tri ditë më parë në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pasi që gjatë kontrollit të policisë në veturën e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje dhe maska që dyshohet se ishin përdorur nga i dyshuari për kryerjen e veprës penale.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.