Arrestohet i dyshuari për organizim të lojërave të fatit në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit-bixhozit në Gjilan.

Në njoftimin e Policisë thuhet se lojërat organizoheshin në lokalin e personit të dyshuar.

“Njësitet policor nga stacioni policor në Gjilan kanë pranuar informata se në një lokal në Gjilan, organizoheshin dhe zhvilloheshin lojëra fati të kudërligjëshme. Me urdhër të prokurorit realizohet urdhër kontroll në lokalin në fjalë ku hasen shtatë persona dhe pronari i lokalit i dyshuari me iniciale (C. S.). I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në pranin e avokatit mbrojtës. Gjatë kontrollit si prova materiale janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një monitor, një printer, 5 televizorë, një telefon mobil dhe rreth 8.545 euro (tetëmijë e pesëqindë e dyzet e pesë euro) para të gatshme”, ka njoftuar Policia, raporton RTV21.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.