Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Arrestohet gjakovari i cili keqtrajtoi fizikisht motrën e tij

Policia në rajonin e Gjakovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar nën dyshimet se i njëjti ka ushtruar dhunë në familje.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht motrën e tij, të cilës i është ofruar tretman mjekësor si pasojë e keqtrajtimit, por e njëjta nuk ka pranuar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë si dhunë në familje.