Ilustrim

Arrestohen tri të mitura, dyshohen se kanë inçizuar duke e rrahur një bashkëmoshatare

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:20 në Drenas, janë arrestuar tri vajza të mitura, pasi që të njëjtat dyshohen se e kanë rrahur dhe incizuar me telefon një vajzë tjetër të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë, pas intervistimit në prezencë të punëtorit social dhe avokatit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.