Foto: Ilustrim

Arrestohen tre shtetas të Jemenit në Merdarë, dyshohet se prezantuan dokumente të falsifikuara

Raportohet se gjatë kontrollit të pasagjerëvë në një autobus në pikën kufitare në Merdarë, Policia e Kosovës ka hasur në tre shtatas të Jemenit.

Tre shtetasit përveç pasaportave të tyre të lëshuara në Jemen kanë prezantuar edhe leje qëndrimi të lëshuar nga Belgjika, që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Me vendim të prokurorit të shtetit tre të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbatje.

Rasti po vazhdon të hetohet.