Armend Zemaj paralajmëron masa të reja për pikat kufitare nga 20 qershori

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se deri më datën 20 qershor do të bëhet rivlerësimi i situatës, ku më pas do të mund të ketë masa të reja lidhur me pikat kufitare të Kosovës.

“Deri më datën 20 qershor do të bëhet rivlerësimi i situatës në bazë të të cilit vlerësim do të reflektohen masat e reja lidhur me pikat kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Ministri Zemaj po raporton në Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19.

Zemaj shtoi se lirimet e tjera të masave do të mund të bëhen vetëm pasi të sigurohen se masat në fuqi po zbatohen.