Foto: Facebook / Qendra e Studentëve - Prishtinë

Arben Vitia deklarohet për vdekjen në karantinën në Qendrën e Studentëve

Ministri në detyrë i Shëndtësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur në lidhje me rastin e së dilës, ku një 26 vjeçar vdiq në qendrën e studentëve e cila është shëndrruar në karantinë nga ana e Ministrisë.

Ministri Vitia, në këtë konferencë deklaroi se do të kërkojnë detaje për rastin.

“Nga MSH dhe Qeveria do të ushtrohen të gjitha përgjegjësitë institucionale dhe do të zbardhet në detaje çdo gjë lidhet me rastin. Prej angazhimit të udhëtimit nga ambasada e Kosovës në Gjermani, pritjen e vizitës mjekësore në aeroport dhe shoqërimin në qendrën e studentëve”, u shpreh ministri në detyrë, Vitia.

Ai poashtu i ka bërë ftesë edhe Prokurorisë së Shtetit që të nis hetime mbi rastin.

“I bëjë thirrje Prokurorisë së Shtetit të vendosë në prioritetet e saja hetimin e plotë të rastit”, tha Vitia.

Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i ministrisë, Naim Bradiqi tha se Ministria nuk ka poseduar ndonjë dokumentacion.

“Ekipet shëndetsore të lëmisë specialistike përkatëse thirren nga ShSKUK-ja, të njëjtit vijnë dhe bëjnë ekzaminimet e pacinetëve dhe me atë rast se konstohet se kemi të bëjmë me një sëmundje, atëherë me rekomandim të IKSHPK-së vijnë në ministri dhe ministria nxjerrë vendim. Sa i përket të ndjerit, nuk kemi pasur as edhe një dokument i cili do të vërtetonë për ndonjë sëmundje të tij”, tha para mediave sekretari Bradiqi.

Personi që vdiq te konviktet është një 26-vjeçar nga Gjilani

.