Arben Gashi: Qytetarët e kanë të vështirë ta përballojnë edhe një mbyllje totale

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha sot se duhet pasur kujdes për marrjen e masave të reja për shkak të pandemisë.

Ai theksoi se qytetarët e kanë shumë të vështirë ta përballojnë edhe një mbyllje totale.

“Unë personalisht mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm. Ekonomia e Kosovës dhe qytetarët e kanë shumë të vështirë që ta përballojnë edhe një mbyllje dhe mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të ketë sa më pak masa që janë të mundshme, por ato çka janë të domosdoshme duhet të ndërmerren”, tha Gashi në një konferencë për media.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar mbyllje totale për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me COVID-19.