Jorn Rohde - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Ambasadori i Gjermanisë: Pyes veten nëse Lista Serbe do dënojë ngjarjet e djeshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde përmes rrjetit Twitter ka pyetur nëse edhe Lista Serbe, parti që ka përkrahjen e Beogradit do thyejë  heshtjen dhe të dënojë sulmin e djeshëm ndaj policisë.

“Ashtu si e gjithë bota është tronditur dhe dënoi ngjarjet e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Serbe do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrasës ndaj Policisë së Kosovës” – ka shkruar ai.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi terrorist nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.

Derisa pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist dyshohet se janë arratisur duke kaluar në territorin e Serbisë.

Policia e Kosovës po vazhdon operacionin edhe sot. Sipas informacioneve të fundit, Policia ka gjetur prova të reja, pajisje e materiale që janë konfiskuar në orët e fundit nga vendi i ngjarjes në të cilin për orë të tëra gjatë ditës së djeshme pati shkëmbime me armë zjarri.

Kriza në Banjskë – Policia gjen prova të reja, ndër to edhe dron