Ambasadori Hovenier pas takimit me komandantin e KFOR-it: Ritheksuam angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X”, Hovenier ka bërë të ditur se me komandantin Ulutas ka diskutuar lidhur me sigurinë në Kosovë.

“Takim i mirë me komandantin e KFOR-it, Ulutaş. Ritheksuam angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam sfidat e vazhdueshme. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me NATO/KFOR-in derisa punon për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë” – ka shkruar Hovenier.