Jorn Rohde - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Ambasadori gjerman për rastin e Klan Kosovës: Jemi të shqetësuar për pezullimin e licencës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është i shqetësuar në lidhje me pezullimin e licencës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori gjerman Rohde ka thënë se procedurat në vazhdim duhet të jenë të drejta dhe të mos kërcënojnë rritjen mbresëlënëse, siç e ka quajtur ai, të Kosovës në renditjen globale të lirisë së medias.

 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me 14 qershor  ka marrë vendim që të pezulloj certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” Sh.P.K.

Ministria ka njoftuar ka iniciuar kallëzim penal ndaj Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, zyrtarëve përgjegjës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe personave përgjegjës të kompanisë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Sot Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), do të mbajë një mbledhje ku ndër të tjera, pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i çështjes së televizionit Klan Kosova.

Ministria e Industrisë pezullon certifikatën e Klan Kosova SHPK

Raportimet e KALLXO – LINK