Ambasadori amerikan dhe Vjosa Osmani bëjnë homazhe te memoriali i ushtarëve të NATO-s të rënë në Kosovë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot kanë bërë homazhe te memoriali i ushtarëve të NATO-s të rënë në Kosovë, në 25 vjetorin e ndërhyrjes së Aleancës.
“Ambasadori Hovenier, sot iu bashkua Vjosa Osmanit në memorialin e ushtarëve të rënë të NATO-s. Ne kujtojmë dhe nderojmë pjesëtarët e guximshëm të shërbimit që bënë sakrificën përfundimtare, duke përfshirë shefin e urdhrit të ushtrisë amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert” – thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Sot janë bërë 25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, përgjatë luftës në Kosovë.
Sulmet kanë zgjatur plot 78 ditë ditë dhe janë ndërprerë me 10 qershor 1999, kur edhe është miratuar Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Dy ditë më vonë ka filluar dislokimi i rreth 50 mijë ushtarëve nga 36 vende të botës, 30 mijë prej të cilëve ishin nga shtetet anëtarë të NATO-s.
25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s në Serbi