Bombardimet e NATO-s në Beograd. Foto: Wikipedia.

25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s në Serbi

Sot me 24.03.2024 janë bërë 25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, përgjatë luftës në Kosovë.

Sulmet kanë zgjatur plot 78 ditë ditë dhe janë ndërprerë me 10 qershor 1999, kur edhe është miratuar Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dy ditë më vonë, me 12 qershor 1999, ka filluar dislokimi i rreth 50 mijë ushtarëve nga 36 vende të botës, 30 mijë prej të cilëve ishin nga shtetet anëtarë të NATO-s.

Në ndërkohë, ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Serbi kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për bombardimet e NATO-s ndaj ushtrisë serbe, 25 vjet më parë, më 24.03.1999.

Këtë ndërhyrje ushtarake, ata e kanë quajtur të detyrueshme për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe kanë shprehur keqardhje për jetët e humbura në Kosovë e Serbi.

Sipas tyre, ndërhyrjen ushtarake nuk e donte askush, por ishte projektuar për të detyruar Slobodan Millosheviqin, atëherë President i Republikës Federale të Jugosllavisë për të ndaluar abuzimin e popullatës civile në Kosovë, për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe të lejojë kthimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur dhe qasjen e organizatave humanitare në Kosovë.

QUINT-i në Serbi: Ndërhyrja ushtarake e NATO-s ishte për të ndaluar një katastrofë humanitare