(Ilustrim) Vizita e presidentes Vjosa Osmani në Tajlandë më 2022 - Foto: ZPRK

Ambasada tajlandeze organizon gosti për 10-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën

Në 10-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Tajlandës, Ambasada Mbretërore Tajlandeze do të organizojë një gosti.

Sipas njoftimit, organizimi do të mbahet të mërkurën, më 13 shtator, në hotel “Emerald”.

Kjo gosti do të përmbajë shumëçka nga trashëgimia kulturore e këtij vendi si muzika, ushqimi e masazhi.

Tajlanda e njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur më 24 shtator 2013.