Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Alban Hyseni: E sollëm ndryshimin historik në Gjilan

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Alban Hyseni përmes një postimi në Facebook ka shpallur fitoren e tij në këtë qytet.

“Çdo problem që është shkaktu tash e sa vite ka një zgjidhje, e çdo kohe pas lënies në harresë e humbjes së shpresës, i vjen dita e ndryshimit, dita e lulëzimit të fitores së re. Ju e dëshmuat se ndryshimi jeni ju, e vetmja që na duhet tash është durimi që bashkërisht të i ndërtojmë ditët e mira”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Alban Hyseni ka qenë në garë me Lutfi Hazirin.

Këtu mund t’i shihni live rezultatet e KQZ-së për Gjilanin.