Aktivizmi për pastërtinë në Mitrovicë

Ka mjaftuar një dokumentar i shkurtër për një aktivist nga Suedia, që ta shtyjë Arta Ibishi – Çitakun, që t’i përkushtohet ambientit në një formë krejtësisht ndryshe nga të tjerët.

Arta Ibishi – Çitaku, aktiviste nga qyteti i Mitrovicës, rrugët dhe parqet e Mitrovicës i ecë më ndryshe se bashkëqytetarët e saj.

Pjesën më të madhe të lëvizjes, ajo e bënë me biçikletë dhe mbanë me vete pothuajse gjithmonë një kosh të vogël, në të cilën hedh mbeturinat që mbledhë gjatë rrugës që bënë.

E kishte nisur e vetme, por sot Artës i janë bashkuar mbi 50 aktivistë të tjerë, të cilët kryejnë aktivitete të shumta për pastrimin e qytetit.

“Në mendjen time i selektova disa njerëz, që kanë vullnet dhe mund të bëjnë veprime të mira. U shkruajta, u thashë a mundemi me u mbledhë bashkë dhe me pastru shtratin e lumit Ibër”, rrëfen Arta për aktivitetin e parë të komunitetit të aktivistëve ambientalistë të Mitrovicës.

Arta thotë se që nga 2016, çdo ditë mbledhë mbeturina rrugëve.

“E bëjë një të mirë për tokën e vendit tim dhe kjo më sjellë kënaqësi”, tregon Arta.

“Jam shumë e lumtur që në qytetin tim ka njerëz që kanë vullnet dhe janë të etur për vepra të mira. Ky numër veç po rritet”, thotë Arta me krenari.

 

Kjo seri e artikujve për BIRN mbështetet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)