Prokuroria Speciale. Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë gjatë vitit 1999

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar sot, më 06.05.2026, se ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në qytetin e Gjakovës, gjatë vitit 1999.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka bërë të ditur se aktakuza është ngritur ndaj të dyshuarve me inicialet: M.K., V.M., D.R., Z.D., C.B., M.I, S.S. dhe S.K. për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit nga 24.03.1999 deri më 31.03. 1999, në qytetin e Gjakovës, gjatë një operacioni të gjerë, duke vepruar në bashkëkryerje dhe në koordinim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, shkatërrim dhe plaçkitje të pronës së tyre”  – thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se gjatë këtij operacioni të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe janë vrarë 65 civilë dhe janë zhdukur 12 të tjerë.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se gjykimi do të bëhet në mungesë, për shkak se të pandehurit kanë qenë të paarritshëm.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë” – thuhet në fund të njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, u akuzua për krime të luftës nga Tribunali i Hagës. Procesi ndaj tij nuk përfundoi për shkak se Millosheviq kreu vetëvrasje.

Milan Milutinoviq, ish-presidenti i Serbisë, u lirua nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikola Sainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, u dënua me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Dragolub Ojdaniç, ish-shefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, u dënua me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave, u dënua me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Vladimir Lazareviç, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë Jugosllave, u dënua me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Lukiç, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, u dënua me 20 vjet burg edhe për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës marshojnë

Link i aktgjykimit https://www.icty.org/x/cases/milutinovic/acjug/en/140123.pdf